EKSKLUZIVE/ Ngjarja që tronditi opinionin në Shqipëri, futbollisti i Tiranës merr vendimin për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2026 | 21:14

EKSKLUZIVE/ Ngjarja që tronditi opinionin në Shqipëri, futbollisti i Tiranës merr vendimin për të ardhmen e tij

Fredi Alvarez pritet të jetë në kryeqytet brenda muajit shkurt siç “Panorama Sport” mëson. Pas tragjedisë së rëndë familjare të ndodhur në prag të ndeshjes me Flamurtarin, ku lojtari humbi aksidentalisht vajzën e tij, futbollisti po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë në aspektin njerëzor dhe emocional.

ALVAREZ

Në këto momente të dhimbshme, klubi dhe bashkëlojtarët i kanë qëndruar pranë Alvarezit dhe familjes së tij, duke i ofruar mbështetje të plotë. Pavarësisht goditjes së madhe, lojtari ka treguar forcë dhe dinjitet, duke u përpjekur të përballojë humbjen.

Rikthimi i tij në Shqipëri nga Kosta Rika pritet të ndodhë pas 10 deri në 15 ditësh. Më pas do të vlerësohet me kujdes çdo hap i mëtejshëm drejt rikthimit në aktivitet, duke respektuar gjendjen e tij emocionale dhe nevojat familjare. Kujtojmë që Alvarezi erdhi te Tirana në datën 2 janar, ndërsa vetëm 22 ditë më vonë i ndodhi tragjedia familjare.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL