Broja duhet shpëtuar, reagimi i Hysajt më mbeti në kujtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2025 | 12:54

Broja duhet shpëtuar, reagimi i Hysajt më mbeti në kujtesë

Nga NEPTUN BAJKO

Screenshot 2025-11-15 083120

Në nivele të tilla, ndesh ja ishte e vështirë nga të dyja palët. Është e vështirë të përshkruhet çdo moment në mënyrën e duhur, sepse shumë elementë ndikojnë në lojë dhe është e ndërlikuar të gjesh një mënyrë të saktë dhe të qartë për t’i renditur dhe shpjeguar. Nëse merremi me çdo detaj dhe përpiqemi ta analizojmë këtë ndeshje, kuptohet që ka përmasa të ndryshme që duhen marrë seriozisht. Shumë gjëra janë për t’u theksuar dhe shpesh këto detaje duhen parë me kujdes.

Së pari, padyshim ishte një sukses i merituar. Ishte një paraqitje shumë e rëndësishme. Fitorja dhe mënyra si u arrit, erdhi si rezultat i përpjekjeve të ekipit. Një nga objektivat e skuadrës ishte pikërisht kjo: t’i përballonte vështirësitë me një kundërshtar që nuk të falte asgjë. Duhet të luash si skuadër pretendente që në nisje. Edhe futbolli është një lojë kolektive dhe gjithçka i takon ekipit. Në këtë aspekt, loja, vlerësimi individual dhe kolektiv vijnë me kontributin e skuadrës. Në të njëjtën kohë, së bashku me ekipin, rolin e tyre e kanë edhe trajnerët, stafi, FSHF-ja, opinionistët, dashamirësit dhe tifozët. Janë faktorë të drejtpërdrejtë në arritjen e objektivave kolektive. Edhe kjo fitore është më se e ndier. Me këtë fitore, përfundimi i këtij raundi ishte i suksesshëm dhe u arrit me entuziazëm të madh, pavarësisht stresit që e shoqëroi. Stresi ishte i pranishëm si te ekipi, te tifozët, te dashamirësit e ekipit, te njerëzit që e ndoqën me emocion nëpërmjet televizorit dhe te të gjithë ata që e përjetuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje.

Në fund, qëndrimi i ekipit gjatë minutave të fundit tregon pjekuri. Menaxhimi i rezultatit ishte i rëndësishëm dhe tregon se fitorja ishte e merituar, e ekipit, e lojtarëve dhe e gjithë ambientit sportiv, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në fitore, unë vërej tre aspekte që meritojnë vëmendje të veçantë:

1. Qëndrimi në fushë, gjatësia e lojës dhe orientimi.

Gjimshiti tregoi një siguri të madhe, duke i dhënë lojës së ekipit qetësi dhe duke ndikuar edhe te stafi që drejtonte nga pankina.

2. Vlerësimi moral dhe psikologjik.

Ky element ka shumë rëndësi. Reagimi i Hysajt ndaj Brojës ishte një moment që më mbeti shumë në kujtesë. Ky është një rast që duhen parë me kujdes. Rasti i Hysaj me Brojën tregon se edhe një lojtar me përvojë, i cili ka luajtur në nivele të larta, nganjëherë e ndjen anën njerëzore, morale dhe shoqërore të futbollit. Futbolli nuk është thjesht teknikë dhe taktikë, është edhe lidership, motivim dhe mbështetje. Ishte një gjest që simbolizoi shumë, shokun, mbështetjen, kuptimin e momentit dhe vlerën njerëzore brenda ekipit.

3. Roli i mesfushës, sidomos i lojtarëve si Juljan Shehu.

Lojtari në fjalë ka shikim periferik të jashtëzakonshëm dhe qetësi që i shkon një veterani. Ka mënyrë loje që i përshtatet ekipit, edhe pse ende nuk është mësuar plotësisht me pasimet vertikale dhe me ritmin e matjes së topit. Në disa momente, ai udhëheq lojën e mesfushës, mundohet të bashkohet me aksionet, merr pjesë në fazën sulmuese dhe është aktiv edhe në mbrojtje.

Tani, një tjetër mendim. Zëvendësimet ishin në kohën e duhur dhe në vendet e duhura. Aktivizimi i lojtarëve si Bajrami dhe Uzuni i dha ekipit dimension të ri. U krijuan aksione të shpejta dhe kolektive në sulm. Aksioni i golit ishte një shembull i veçantë me pasime të sakta, qarkullim i mirë i topit, lëvizje në zonë, pasimi i Uzunit drejt hapësirës bosh dhe futja e Asllanit në pozicion vendimtar që çoi në gol. Një aksion i thjeshtë, por i ndërtuar me inteligjencë, i cili përfundoi në mënyrë të përkryer. Në aspektin profesional, aktivizimi i Uzunit dhe Bajramit ndryshoi skemën taktike. Mënyra e veprimit të lojtarëve u ndryshua, sepse cilësitë e tyre sollën detyra të reja dhe skema u përshtat. Ishte një zgjedhje e duhur në momentin e duhur dhe rezultati i dha të drejtë trajnerit.

Sa për emocionet, në ndeshje ka shumë momente që nuk shpjegohen lehtë. Ka emocione të veçanta që i përjetojnë lojtarët kur “Brojën duhet ta shpëtojmë, jo ta kritikojmë, Hysaj lider” Kombëtarja fitoi me lojë, lidership dhe inteligjencë kolektive Ish-trajneri i kombëtares analizon fitoren me Andorrën Nga NEPTUN BAJKO “Zëvendësimet ishin në kohën e duhur dhe në vendet e duhura. Aktivizimi i lojtarëve si Bajrami dhe Uzuni i dha ekipit dimension të ri. U krijuan aksione të shpejta dhe kolektive në sulm. Aksioni i golit ishte një shembull i veçantë me pasime të sakta.” arrijnë objektivat. Ndeshjet e fundit të Kombëtares kanë sjellë emocione të forta, të cilat janë të vështira për t’u harruar. Dy fitoret ishin të rëndësishme dhe erdhën në momentin më të duhur.

Pjesa që trajton Brojën

Një lojtar që nuk ka bërë mirë në disa situata është diçka normale. Në fund fare, skuadra është ajo që del para. Unë mendoj se Broja është në një dilemë të madhe me veten. Nuk është ai Broja që, kur e merrte topin, ishte plotësisht i sigurt, dominues dhe i vendosur. Duket si një lojtar që ka frikë të mos gabojë, që heziton, që nuk është i qetë. Nuk e ka rifituar ende atë forcë që të dalë nga vështirësia. E kuptoj që ai e ndjen vetë që nuk është në gjendjen që do të doja ai dhe ekipi prej tij. Por ai nuk duhet lënë vetëm, ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe trajtim të posaçëm për ta kapërcyer këtë moment. Gjesti i Hysaj ishte shumë i goditur, sepse ai e di kush është Broja, e di çfarë vlere ka dhe nuk do ta lërë të bjerë në shpërthimin e zhgënjimit. Duhet të kemi parasysh edhe anën njerëzore, çdo lojtar ka momentet e tij të vështira.

Ndeshja me Anglinë

Anglia mund të jetë një test i vërtetë për eliminatorët ose për fazën e “plejofit”. Ndeshja vjen në një moment relaksimi për të dy ekipet, sepse të dyja janë të kualifikuara. Kjo mund ta bëjë lojën më të lirshme, pa tensionin e zakonshëm, dhe mund të jetë mundësi që të dy trajnerët të fusin lojtarë, të testojnë forma dhe të shohin alternativa. Anglia shpesh fut talentet e reja ose lojtarë rezervë në ndeshjet e fundit, por gjithmonë jep maksimumin. Edhe Shqipëria mund të provojë më të mirën.

PANORAMASPORT.AL