EKSKLUZIVE/ Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2026 | 23:51

EKSKLUZIVE/ Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit

Trajnerit italian të Flamurtarit, Françesko Moriero i jepet dhe një mundësi e fundit siç mëson “Panorama Sport”. Drejtuesit e klubit kanë vendosur vijimin e bashkëpunimit me Morieron, që solli pakënaqësi në ndeshjen me Egnatian për mos aktivizimin e të riut Lushaj.

moriero

Për rreth tre  orë, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 13:00, gjatë kësaj të diele, në ambjentet e klubit është zhvilluar një mbledhje, ku të pranishëm ishin presidenti Sinan Idrizi, sekretari i përgjithshëm Alfred Ferko, si dhe dy legjendat e futbollit vlonjat, zëvendës presidenti Kreshnik Çipi, si dhe Vasil Ruci.

Të pranishëm në takim edhe djali i presidentit Idrizi, Ensar Idrizi si dhe dy zëvendës trajnerët Lejdi Liçaj dhe Andi Ribaj. Mungonte në mbledhje trajneri Françekso Moriero, i cili mëson kështu fatin për të ardhmen.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL