LAJMI I FUNDIT/ Transferimi i parë te Dinamo, sulmuesi më i kërkuar i bashkohet ekipit të Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 19:11

LAJMI I FUNDIT/ Transferimi i parë te Dinamo, sulmuesi më i kërkuar i bashkohet ekipit të Ilir Dajës

Almir Ajzeraj është lojtar i Dinamos. Sulmuesi është shfaqur sot në ambientet e klubit ku edhe ka firmosur.

Screenshot 2026-06-08 190533

28-vjeçari vjen në Shqipëri nga Drita e Kosovës. Për ish-lojtarin e Skënderbeut ishin të interesuar disa klube.

Në fund, Dinamo ia doli të sigurojë firmën përfundimtare. Ajzeraj largohet nga Drita me kutimin e 253 ndeshjeve, pasi luante aty që nga sezoni 2019/20. Gjatë kësaj kohe shënoi 21 gola dhe asistoi 35 të tjerë.

PANORAMASPORT.AL