EKSKLUZIVE/ Mbyll aventurën 5-vjeçare në Shkodër, zbulohet klubi ku sulmuesi do të vijojë karrierën. Ja detajet e para
Diskutohej prej kohësh që do ishte largimi i rradhës nga Vllaznia dhe tashmë duket se gjithçka ka marrë formë zyrtare.

Mehdi Çoba nuk do jetë pjesë e kuqebluve në sezonin 2025-26, me kontratën që përfundoi në datën 31 maj dhe që nuk u vijua mes dy palëve. Në këtë mënyrë sulmuesi mbyll kështu aventurën 5-vjeçare në rradhët e klubit shkodran.
Por e ardhmja e Çobes nuk do jetë në Superligën e Shqipërisë apo siç u diskutua para pak ditësh në Armeni, por në Kosovë. “Panorama Sport” mëson në mënyrë ekskluzive që ekipi i ri i 25-vjeçarit do jetë Gjilani. Skuadër që e mbylli në vendin e katërt në sezonin 2024-25 kampionatin e zhvilluar në elitën e Kosovës. Detajet e marrëveshjes mes shkodranit dhe skuadrës gjilanase ende nuk bëhen të ditura.
Megjithatë nga çfarë mësohet fillimisht bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare mes palëve. Për mëngjërashin, Gjilani do jetë skuadra e parë profesioniste që ai do aktivizohet jashtë Shqipërisë dhe e dyta në karrierën e tij. Ku në vendin tonë ai është aktivizuar vetëm me Vllazninë, duke fituar edhe dy herë Kupën e Shqipërisë në sezonet 2020-21 dhe 2021-22 me fanellën kuqeblu.
ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL













