EKSKLUZIVE/ Kishte edhe dy vite kontratë, klubi i Superiores rrëmben mesfushorin kampion të Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2025 | 22:44

EKSKLUZIVE/ Kishte edhe dy vite kontratë, klubi i Superiores rrëmben mesfushorin kampion të Egnatias

Daniel Uotlai është futbollisti më i ri i Teutës. “Panorama Sport” mëson se durrsakët kanë përfituar nga rasti, pasi mesfushori e mbylli me Egnatian.

Screenshot 2025-09-12 174311

Uotlai kishte edhe dy vite të tjera kontratë me Egnatian, por bashkëpunimi u mbyll para kohe. Teuta ndërkohë përforcohet me një element që ka fituar titullin kampion, si edhe Superkupën e Shqipërisë.

22-vjeçari largohet nga Egnatia me kujtimin e 35 paraqitjeve. Nigeriani shënoi edhe një gol gjatë kësaj kohe.

Uotlai numëron paraqitje edhe me Nigerinë U-23. Kjo lëvizje vjen në shtator për Teutën, atëherë kur është e vështirë që të afrohen elementë të tillë.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL