EKSKLUZIVE/ Jo vetëm humbja, Moriero drejt shkarkimit nga Flamurtari edhe për mosaktivizmin e një lojtari që kërkonte klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2026 | 22:26

EKSKLUZIVE/ Jo vetëm humbja, Moriero drejt shkarkimit nga Flamurtari edhe për mosaktivizmin e një lojtari që kërkonte klubi

Trajneri i Flamurtarit Françesko Moriero është pranë shkarkimit. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për Panorama Sport nga burime pranë klubit.

moriero

Më shumë se sa humbja e ndeshjes së sotme me Egnatian, trajneri ka ngjallur pakënaqësi me zëvendësimet dhe mosaktivizimin e të riut të akademisë Hetem Lushaj.

Vlonjatët kanë regjistruar një fitore e dy barazime në 5 ndeshjet e luajtura në këtë vit në Superiore, por mbeten në vendin e fundit në klasifikim dhe janë seriozisht të rrezikuar për rënien. Një situatë që nuk u ka pëlqyer drejtuesve të klubit të cilët po diskutojnë tashmë largimin e trajnerit italian.

Ky i fundit nuk ka zbatuar as direktivat e klubit sa i përket aktivizimit të futbollistëve të veçantë, siç është rasti i Lushajt i cili shihet si një investim për të ardhmen nga klubi vlonjat. Një situatë që ka përkeqësuar ndjeshëm pozitat e trajnerit, i cili, pavarësisht situatës së krijuar, insistoi edhe pas humbjes përballë Egnatias që ekipi ka cilësinë e duhur për të siguruar mbijetesën në Superiore.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL