EKSKLUZIVE/ Idrizi i dha mundësinë e radhës te Flamurtari, Moriero optimist: Afrimet do të na ndihmojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2026 | 17:21

EKSKLUZIVE/ Idrizi i dha mundësinë e radhës te Flamurtari, Moriero optimist: Afrimet do të na ndihmojnë

Në një kohë kur Sinan Idrizi e “fali” duke i dhënë një mundësi tjetër në krye të Flamurtarit, Françekso Moriero ka “përveshur mëngët” për të përgatitur ndeshjen me Dinamon që luhet të dielën. Që nga mbyllja e ndeshjes me Egnatian dhe deri në prag të takimit të radhës, janë 9 ditë kohë në dispozicion, një kohë e mjaftueshme për marrë marrë një rezultat pozitiv. Pavarësisht asaj që ka “zierë” në ditët e fundjavës që për klubin nuk kanë qenë të qeta, trajneri italian e ka marrë seriozisht, duke vijuar normalisht punën larg zhurmës dhe mbledhjeve në klub.

moriero

Italiani nuk e shpreh por duket se e ka një tension të brendshëm. Për Morieron e vetmja gjë tani mbetet që të punojë fortë me skuadrën për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen me Dinamon. I pyetur nga “Panorama Sport” për vazhdimësinë dhe sfidën e radhës me Dinamon, trajneri italian ka thënë se është koha e mjaftueshme. ”Kemi 9 ditë kohë për këtë ndeshje, e llogaritur kjo që pas ndeshjes me Egnatian. Kështu që do të përgatitemi mirë për takimin me Egnatian. Seriozet dhe përkushtim për të luajtur mirë dhe për të marrë një rezultat pozitiv”, shprehet fillimisht Moriero.

MERKATO – Trajneri Françesko Moriero flet edhe për merkaton. Italiani shprehet optimist për kontributin që do të japin në vijim lojtarët që kanë mbërritur rishtazi. Moriero mendon se ata po përshtaten me skuadrën. “Kanë ardhur lojtarët e rinj të cilët u bën pjesë e skuadrës në këtë merkato dimërore. Tri prej tyre luajtën në pjesën e dytë në ndeshjen me Egnatian. Janë lojtarë që do të marrin kondicionin e nevojshëm. Besoj se ata do të na ndihmojnë shumë në vijimin e kampionatit. Kam vlerësim pozitiv për ata”, thotë italiani.

HUMBJA ME EGNATIAN – Trajneri Françekso Moriero pranon se humbja me Egnatian në takimin e së premtes në Vlorë, e ka përkeqësuar situatën. Pavarësisht se mendon se skuadra zhvilloi një lojë të mirë. “Humbja me Egnatian është një gjë që e përkeqëson situatën në anën e rezultatit por ne kemi luajtur me atë kundërshtar ballë për ballë dhe pa frikë. Kemi pasur shumë raste për të shënuar por portieri i Egnatias ishte një nga më të mirët në fushë. Bëmë një gabim të vogël dhe direkt pësuam gol me një diagonale. Ekipi luajti dhe bëri gjithçka. Mua më vjen keq vetëm për rezultatin. Nuk e meritonim që të humbisnim”, përfundon Moriero.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL