EKSKLUZIVE/ I “ngujuar” prej 3 orësh me presidentin e klubit të Superiores, ish-sulmuesi i Kombëtares bëhet gati për aventurën e re (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 23:16

EKSKLUZIVE/ I “ngujuar” prej 3 orësh me presidentin e klubit të Superiores, ish-sulmuesi i Kombëtares bëhet gati për aventurën e re (FOTO)

Sokol Cikalleshi u tërhoq nga Kombëtarja në gusht të vitit 2024 dhe prej janarit të 2025-ës, ai është pa ekip.

Qetësohet Sylvinho, Sokol Cikalleshi lë pas dëmtimin - Shqiptarja.com

Duket se sulmuesi dëshiron të kthehet në Shqipëri dhe të mbyllë karrierën këtu. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Cikalleshi dhe presidenti Sinan Idrizi janë “ngujuar” në stadiumin “Flamurtari”.

35-vjeçari është prej rreth 3 orësh së bashku me Idrizin teksa po bisedojnë për një bashkëpunim të mundshëm në merkaton e janarit.

Makina e Cikalleshit përpara klubit teksa bisedon me Sinan Idrizin

Makina e Cikalleshit përpara klubit teksa bisedon me Sinan Idrizin

Rikujtojmë që Cikalleshi numëron 60 ndeshje me fanellën e Kombëtares si edhe 13 gola të shënuar.

Gjithashtu, sulmuesi ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin historik “Francë 2016”, pjesëmarrja e parë e kuqezinjve në finalet e një turneu madhor. Ai debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren Shqipëri-Rumani, të luajtur më 31 maj 2014, ndërsa paraqitja e tij e fundit me Kombëtaren ishte në miqësoren Suedi-Shqipëri të 25 marsit 2024 të luajtur në Stokholm.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL