EKSKLUZIVE/ Hapet “ankandi”, tre “gardianë” për portën e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2025 | 22:12

EKSKLUZIVE/ Hapet “ankandi”, tre “gardianë” për portën e Elbasanit

Shpresat për ndërtimin e një skuadre pretendente janë varur tërësisht nga merkato.elbasaniTë paktën, në këtë situatë duket Elbasani për momentin, ku drejtuesit kanë nisur punën për t’i vënë në dispozicion teknikut Gvozdenoviç një grup sa më të plotë për të përballuar sezonin që vijon. Dihet që elbasanasit duan të jenë pretendentë vitin e ardhshëm dhe kjo arrihet vetëm duke pasur një organikë sa më të pasur. Dhe, përforcimi i parë duket se do të vijë nga porta. “Panorama Sport” mëson se po bëhet një “samit” rreth portierit, ku aktualisht janë duke qarkulluar tre emra si gardianë të mundshëm të Elbasanit këtë sezon.

SELMANI – Emri i parë që ndodhet në tryezën e drejtuesve, është ai i gardianit të Tiranës, Gentian Selmani. 27-vjeçari del një lojtar i lirë dhe duket një operacion që mund të mbyllet me sukses. Ai vlerësohet për eksperiencën e tij në katërkëndësh, pavarësisht situatës jo të mirë që pati me klubin e tij këtë edicion, ku me Tiranën arriti mbijetesën vetëm në ndeshjen shtesë. Ka admiruesit e tij në Elbasan dhe mësohet se disa sinjale janë dhënë mes palëve për të pasur një bashkëpunim të mundshëm për këtë sezon. Selmani është nga ata që e di se çdo të thotë të mbash presionin mbi supe dhe përbën një avantazh për të mbajtur veshur fanellën e Elbasanit.GEALIA – I dyti në këtë listë është një njohje e vjetër e Ivan Gvozdenoviç. Bëhet fjalë për portierin e Skënderbeut, Marko Alia. Tekniku dhe portieri kanë punuar së bashku te Skënderbeu dhe mësohet se serbi e vlerëson së tepërmi ish-lojtarin e tij. Mirëpo, problem mbetet kontrata që 25-vjeçari ka me korçarët, duke e bërë operacionin të vështirë. Ndoshta, me rënien e Skënderbeut në të Parën, huazimi duket si opsioni më i mundshëm për ta konkretizuar këtë marrëveshje, nëse do të shkohet deri te hapat konkretë. Gjithsesi, për momentin ai vazhdon të jetë një opsion dhe kandidat serioz që sezonin e ardhshëm të mbrojë ngjyrat verdheblu.MATAFAS – I fundit në listë, që ka dalë rishtazi, është edhe ai i Anxhelo Tafas, i cili ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën. Ish-portieri i Kukësit, ka qenë edhe vitin e kaluar një opsion për elbasanasit, por këta të fundit preferuan që të shikonin më shumë nga tregu i huaj për t’i besuar portën. Ka më pak shanse nga dy të tjerët që t’i bashkohet elbasanasve, por mbetet e hapur si mundësi. 24-vjeçari ka qenë një titullar i padiskutueshëm për Teutën këtë edicion, duke u aktivizuar në 32 takime dhe duke dhënë një kontribut në arritjen e mbijetesës për ekipin durrsak. Pesë vite të tij në Superiore nuk janë pak dhe eksperienca për të marrë përgjegjësi, nuk i mungon.ANVLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL