Postuar: Maj 28, 2025 | 22:04
EKSKLUZIVE/ Gjigantët e Kroacisë “peshkojnë” te Tirana, sulmuesi i bardhebluve vesh fanellën e…
Ualid Zharmuni është shfaqur së fundmi me fanellën e Hajduk Split. 25-vjeçari ishte golashënuesi kryesor i Tiranës, ndërsa “Panorama Sport” mëson se klubi kroat ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

Francezi shënoi 13 gola në kampionat ku dhe asistoi dy të tjerë. Vlera në “transfermarkt” e Zharmuni është 350 mijë euro, shifër kjo është më e larta në skuadrën e kryeqytetasve.
Do të ishte një shitje nga Tirana te Hajduk Split, nëse ka akord mes palëve. Më parë ka spikatur me golat e tij te Progres Niederkorn në Luksemburg. Karriera e tij ndërkohë ka filluar në Francë ku luajti për rreth 5 vite.

PANORAMASPORT.AL













