EKSKLUZIVE/ Egnatia shet yllin e skuadrës në Iran, zbulohet shifra që do të përfundojë në arkën e kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2025 | 22:44

EKSKLUZIVE/ Egnatia shet yllin e skuadrës në Iran, zbulohet shifra që do të përfundojë në arkën e kampionëve

Egnatia është detyruar të pranojë largimin e mesfushorit të saj golashënues, Regi Lushkja, i cili do të vazhdojë karrierën jashtë vendit, tek ekipi iranian Traktor. Ky është lajmi që ka konfirmuar vetë klubi kampion, duke e cilësuar si një nga largimet më të rëndësishme të këtij sezoni.

lushkja

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Lushkja ka kushtuar iranianëve 300 mijë euro, shumë që do të përfundojë në arkën e Egnatias. Fillimisht, klubi verdhejeshil kishte marrë një ofertë prej 100 mijë eurosh nga ekipi turk Sivaspor, por ajo u refuzua menjëherë nga drejtuesit e Egnatias.

Presidenti Demrozi vendosi veton dhe e konsideroi ofertën si qesharake për një lojtar me kontributin dhe vlerën e Lushkjës. Pak kohë më vonë, në skenë doli ekipi iranian Traktor, i cili trefishoi ofertën e turqve dhe e bëri atë të papërballueshme për klubin shqiptar. Në fund, drejtuesit e Egnatias u dorëzuan, duke e lënë lojtarin të largohet dhe duke pranuar se nuk mund të refuzonin një shifër të tillë.

Largimi i Lushkjës shihet si një humbje e madhe për skuadrën verdhejeshile, pasi mesfushori ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në sezonin e kaluar, me 14 gola të realizuar në kampionat. Humbja e tij krijon një boshllëk të rëndësishëm në repartin ofensiv dhe sfidon trajnerin dhe stafin drejtues të gjejnë shpejt një zëvendësues të denjë. Ky transferim nuk është vetëm një tregues i vlerës së lojtarit, por edhe i faktit që Egnatia po ndërvepron gjithnjë e më shumë në tregun ndërkombëtar të futbollit.

Largimi i Lushnjës shënon një moment të rëndësishëm në historinë e klubit, duke treguar se skuadra rrogozhinase është e gatshme të përballojë sfida të reja dhe të negociojë në nivele më të larta.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL