EKSKLUZIVE/ Egnatia nuk ndalet! Jo vetëm Bitri, Dede “piketon” liderin e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2026 | 23:23

EKSKLUZIVE/ Egnatia nuk ndalet! Jo vetëm Bitri, Dede “piketon” liderin e Elbasanit

Tek Egnatia janë të fokusuar totalisht te ndeshja finale ndaj Dinamos, një sfidë që mund t’i japë klubit një tjetër titull kampion historik. Rrogozhinasit vazhdojnë ta kenë fatin në dorën e tyre dhe një fitore në javën e fundit do të mjaftonte për të kurorëzuar edhe njëherë sezonin me trofeun më të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Megjithatë, paralelisht me objektivin madhor në fushë, drejtuesit e klubit kanë nisur prej kohësh të mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm. Në duket qartë se nuk duan të kapen të papërgatitur gjatë merkatos verore dhe për këtë arsye po punohet në heshtje për afrimet e para.

olberkis

OLBERKIS NË SKENË – Emri më i ri që ka hyrë në orbitën e kampionëve është ai i mbrojtësit lituanez Sigitas Olberkis, aktualisht pjesë e Elbasani. Burime pranë klubit bëjnë me dije se profili i tij pëlqehet shumë nga stafi teknik dhe drejtuesit e Egnatias, të cilët e shohin si një nga alternativat ideale për repartin defensiv. Olberkis ka zhvilluar një sezon e gjysmë me Elbasanin dhe në shumë momente ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës verdheblu.

Mbrojtësi lituanez është vlerësuar shpesh për forcën fizike, lojën në ajër dhe qetësinë në ndërtimin e aksioneve nga prapa, elementë që përputhen me profilin që kërkon Egnatia për qendrën e mbrojtjes. Interesimi për Olberkis lidhet drejtpërdrejt edhe me situatën e Xhemajlit. Mbrojtësi pritet me shumë gjasa të largohet nga Rrogozhina pas përfundimit të këtij sezoni dhe drejtuesit nuk duan të humbin kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Xhemajli ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit defensiv në sezonet e fundit dhe largimi i tij do të sillte një boshllëk të madh në prapavijë. Pikërisht për këtë arsye, Egnatia po kërkon lojtarë me eksperiencë dhe karakteristika të ngjashme, në mënyrë që skuadra të mos humbasë ekuilibrin në repartin më të rëndësishëm të fushës.

Në klub besohet se Olberkis mund ta përballojë këtë përgjegjësi. Për më tepër, situata kontraktuale e lituanezit duket se favorizon lëvizjen e mundshme drejts. Një tjetër element që mund të ndihmojë Egnatian në këtë operacion është fakti se Olberkis nuk ka pasur të njëjtin rol protagonist në javët e fundit te Elbasani. Lituanezi është parë shpesh në stol dhe jo më me statusin e titullarit të padiskutueshëm, siç ndodhte më herët.

Kjo situatë ka bërë që interesi i Egnatias të shtohet edhe më shumë, pasi drejtuesit besojnë se mund të përfitojnë nga momenti aktual i lojtarit. Mësohet se kontrata e Olberkis përfundon pas mbylljes së këtij sezoni, çka do t’i jepte kampionëve mundësinë për ta afruar pa pasur nevojë për negociata me Elbasanin. Në po monitorojnë me kujdes çdo zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia që kontaktet e para të jenë vendosur prej kohësh në mënyrë informale.

BITRI NË LISTË – Ndërkohë, emri i Eneo Bitri vazhdon të jetë në qarkullim për repartin defensiv të Egnatias. Mbrojtësi shqiptar është përfolur prej javësh si një nga objektivat kryesorë të klubit dhe profili i tij vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit verdhejeshil. Bitri shihet si një lojtar me eksperiencë dhe personalitet, elementë që Egnatia dëshiron t’i ketë në qendër të mbrojtjes edhe për sezonin e ardhshëm, sidomos nëse skuadra do të luajë sërish në kupat europiane.

-900-0-1720191641xeneo-bitrijpg-458

Sipas të gjitha gjasave, repartit defensiv të Egnatias e pret një revolucion i vërtetë gjatë verës. Me largimin e mundshëm të Xhemajlit dhe interesimin konkret për Olberkis e Bitri, duket se dyshja e qendrës së mbrojtjes mund të jetë totalisht e re në sezonin e ardhshëm.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL