Postuar: Korrik 5, 2025 | 23:55
EKSKLUZIVE/ E bujshme! Goditja e parë e Tiranës, i “rrëmben” sulmuesin skuadrës që i eliminoi
Tirana ka arritur akordin me Tsotne Patsatsia. “Panorama Sport” mëson se kjo është goditja e parë e bujshme e bardhebluve në këtë merkato.

25-vjeçari nga sulmi aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit. Në sezonin e kaluar ishte pjesë e Torpedo Kutaisit.
Patsatsia ishte pjesë e skuadrës së Torpedos, kur eliminuan bardheblutë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Dhe pse në të dyja ndeshjet nuk mori asnjë minutë.
Këtë vit është aktivizuar 18 ndeshje me Torpedon duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë. Tashmë pritet t’i bashkohet Tiranës.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













