EKSKLUZIVE/ Dy transferime të bujshme te Flamurtari, gati largimi nga Egnatia! Firma mbetet peng e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2026 | 22:40

EKSKLUZIVE/ Dy transferime të bujshme te Flamurtari, gati largimi nga Egnatia! Firma mbetet peng e…

Leo Melo dhe Zamiq Alijev duhet të ishin zyrtarizuar te Flamurtari tashmë. “Panorama Sport” ka mësuar prapaskenat, që po mbajnë peng largimin nga kampionët e Egnatias. Bëhet fjalë për emërimin e drejtorit të ri sportiv, pas largimit të Artim Pollozhanit.

Screenshot 2026-01-13 103924

Fillimisht kuqezinjtë do të vendosin për drejtorin sportiv, i cili më pas duhet të japë aprovimin. Tefik Osmani është më i favorizuari për të pasuar Pollozhanin, ndërsa Arbër Abilaliaj është treguar po ashtu si opsion në Vlorë.

Melo do të përforconte mesfushën, ndërsa Alijev do të shtonte forcat në mbrojtje. Fakt është se të dy emrat në fjalë janë preferuar si lojtarë stoli nga trajneri Edlir Tetova.

Për këtë largimi nga Egnatia nuk do të ishte surprizë. Mbetet për t’u vendosur tashmë nga Flamurtari se cili do të jetë hapi i radhës.

PANORAMASPORT.AL