EKSKLUZIVE/ Drejtori sportiv i Dinamos, Pinari premton afrime në merkato: Duam titullin, na ndihmon për grupet (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2026 | 21:47

EKSKLUZIVE/ Drejtori sportiv i Dinamos, Pinari premton afrime në merkato: Duam titullin, na ndihmon për grupet (E PLOTË)

Dinamo e mbylli vitin me fitoren e Superkupës, ndërkohë që në kampin blu, presin që këtë sezon të marrin edhe titullin kampion.

LUAN-PINARI-IMAGE-HD-770x443

Drejtori sportiv i Dinamos, Luan Pinari është i bindur se titulli, do t’i ndihmojë jo pak për të arritur edhe grupet e Europës, ndërkohë që foli edhe për merkaton e janarit. Pinari shprehet për “Panorama Sport” se do të synohet më shumë cilësi në janar dhe jo vetëm sasi, teksa shtoi se shihet për sulmues.

Duke parë rezultatet dhe trofetë e fituar, si e vlerëson Dinamon e vitit 2025?

Viti 2025 ishte një vit i mirë për Dinamon. Mund të them që ishte një vit i vlerësuar nga ana jonë, pasi e mbyllëm me dy trofe të rëndësishëm, të cilët padyshim na dhuruan një eksperiencë pozitive. Këto trofe janë një dëshmi e punës së palodhur dhe e angazhimit të të gjithë ekipit. Jemi të kënaqur me atë që kemi arritur, por do të vazhdojmë të punojmë për të rritur nivelin tonë.

A keni ndonjë peng nga viti i shkuar dhe që duhet ndryshuar këtë vit?

Viti i kaluar ishte një vit që na mësoi shumë si ekip. Patëm disa momente që mund të kishim bërë më mirë, por gjithashtu na dha mundësinë të rritemi. Një peng që na ka mbetur është fakti që nuk patëm mundësinë të arrijmë në finale të “Final 4”, një objektiv që të gjithë e kishim për vitin e shkuar. Sigurisht, ne kemi mësuar nga ky peng dhe do të bëjmë gjithçka për të shmangur gabimet e kaluara dhe për të qenë më të fortë këtë vit.

Në verë kishte lëvizje të shumta në merkato, shitje lojtarësh dhe afrime. Nga cilët lojtarë të afruar keni më shumë pritshmëri?

Kur flasim për afrimet e reja, duhet të kemi parasysh se çdo lojtar ka kohën e tij për t’u përshtatur me ekipin dhe me mjedisin. Pritshmëritë janë të mëdha për secilin nga lojtarët që kemi afruar, sepse secili prej tyre ka sjellë vlera dhe aftësi që mund të ndihmojë në forcimin e ekipit. Megjithatë, është e natyrshme që të gjitha këto afrime kërkojnë një periudhë kohore për t’u përshtatur dhe për t’u integruar më mirë në grup. Kështu që, kemi pritshmëri të mëdha për çdo lojtar që kemi sjellë, dhe shpresojmë që secili prej tyre të arrijë të japë maksimumin në fushë dhe të kontribuojë në suksesin e ekipit.

Duke qenë se jemi në merkato, çfarë synon Dinamo nga janari?

Nga merkatoja e janarit, Dinamo synon të sjellë përforcime që do të rrisin cilësinë e ekipit dhe që do të forcojnë disa sektorë ku mund të kemi nevojë për përmirësim. Ne gjithmonë kërkojmë të rrisim nivelin e ekipit dhe të jemi në një nivel të tillë ku mund të konkurrojmë për çdo objektiv që kemi. Nëse mund të gjejmë lojtarë që i përgjigjen kërkesave tona, atëherë do të jemi shumë të kënaqur. Prandaj, nga merkatoja e janarit, synimi ynë është që të sjellim përforcime cilësore që do të kontribuojnë në forcimin e ekipit dhe që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave të vitit.

Në cilin repart mendon se ka nevojë për ndërhyrje?

Në këtë moment, nuk kërkojmë sasi, por cilësi. Kemi shumë lojtarë të mirë në ekip, por një nga reparter ku mund të bëjmë përmirësime është sulmi. Mendoj se mund të na duhej një lojtar i aftë për të krijuar mundësi, i cili ka aftësi të mira për të finalizuar dhe për të ndihmuar në sulm. Nëse gjejmë një lojtar me cilësi të lartë që mund të sjellë më shumë kreativitet dhe mundësi në sulm, do të ishte një shtesë e madhe për ekipin.

A ka bisedime konkrete me lojtarë që mund të afrohen?

Po, kemi pasur disa bisedime me lojtarë të ndryshëm, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Është periudhë merkatoje, dhe është normale që të diskutojmë dhe të shqyrtojmë mundësi të ndryshme. Megjithatë, deri tani, nuk mund të themi asgjë përfundimtare, sepse gjithçka është ende në fazën e negociatave. Ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë mundësi dhe të merremi me çdo rast që mund të na interesojë.

Nëse Dinamo nuk arrin të fitojë titullin, do e konsideronit dështim?

Dinamo gjithmonë do të bëjë më të mirën për të arritur objektivat e saj. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar titullin, por gjithsesi fokusi ynë është gjithmonë në përmirësimin e ekipit dhe në ndërtimin e një baze të fortë për të ardhmen dhe për të luftuar për çdo objektiv që Dinamo ka. Gjithashtu, presidenti Ardian Bardhi ka investuar shumë në klub dhe ka merita të mëdha, duke mos kursyer për asgjë për të ndihmuar ekipin të rritet. Ai ka sjellë një staf që punon çdo ditë me përkushtim dhe profesionalizëm. Ky investim dhe kjo punë e përditshme sigurisht do të japin frytet e tyre gjatë sezonit.

Meqë sezonin e shkuar nuk ishit shumë me fat në short, këtë sezon, do të preferoje titullin kampion apo grupet e Europës?

Pse jo të dyja? Titulli kampion është një objektiv që ne e kemi gjithmonë në mendje, dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur. Megjithatë, ne e dimë që fitimi i titullit mund të jetë një hap i rëndësishëm për të arritur grupet e Europës sepse e nis nga Liga e Kampioneve. Kështu që ne synojmë të dyja objektivat, të fitojmë titullin dhe të arrijmë në grupet e Europës. Të dyja janë të lidhura ngushtësisht, dhe ne do të punojmë për të realizuar këto dy synime.

Veç afrimeve të mundshme, a mund të ketë largime nga Dinamo?

Është ende shumë herët për të diskutuar për largime, sepse merkatoja ka vetëm filluar dhe është një periudhë shumë dinamike. Ne do të shqyrtojmë çdo mundësi në momentin kur të dyja palët, lojtarët dhe klubi të jenë të kënaqura me marrëveshjet. Nëse ka ndonjë mundësi që ndihmon klubin, ne do të shqyrtojmë dhe do të veprojmë për më të mirën. Po ashtu, çdo largim do të bëhet vetëm kur të ketë një marrëveshje të ndërsjellë dhe të arsyeshme për të dyja palët.

A ka lojtarë në klubet rivale që do të donit t’i afronit?

Na pëlqen shumë tregu i brendshëm, sepse ka shumë lojtarë me potencial. Megjithatë, nuk mund të flasim për lojtarë që nuk janë pjesë e Dinamos. Ne respektojmë klubet dhe lojtarët që janë në kontrata me to, dhe çdo bisedë ose negociatë do të bëhet vetëm në momentin kur ka mundësi konkrete dhe të ndërsjella.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL