EKSKLUZIVE/ “Dinamon nuk e harroj, nder që luajta me Tiranën”! Lika bën rrëfimin e lamtumirës: U lodha, tani thyej rekorde në det (E PLOTË)
Në fund të majit, rekordmeni i Kategorisë Superiore, Ilion Lika, i dha lamtumirën futbollit të luajtur. Pa zhurmë dhe bujë. Ashtu siç ka qenë tipi i tij në fushën e lojës.
Një lider i lindur në fushë dhe jashtë, me një inteligjencë që pak sportistë e kanë, Lika e ka shënuar emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar, por veçanërisht te libri i dy klubeve “big” të kryeqytetit, Tiranës dhe Dinamos. Skuadra me të cilat ka trofe si kampion i Shqipërisë, për të mos folur për Kupat apo Superkupat. Në karrierën e tij të gjatë e të lavdishme, një vend të veçantë zënë edhe përfaqësueset, nga U-17 deri tek ekipi i parë.
Një portier i papërsëritshëm, i cili luajti deri 44 vjeç, duke mbajtur rekordin si futbollisti më i madh në moshë që është aktivizuar ndonjëherë në Superiore. Një rekord që zor se do t’i thyhet gardianit, i cili karrierën e nisi tek Albanët e famshëm të viteve ’90. Për të ngjitur më pas shkallët e lavdisë te blutë, Elbasani, Terek Grozni, Vllaznia, Kastrioti, Flamurtari dhe Tirana. Pak kush si ai ia kanë dalë të bëjnë gjëra kaq të mëdha në karrierë. E në këtë lamtumirë të futbollit të luajtur, dhe në prag të derbit Tirana-Dinamo, gardiani ekskluzivisht rrëfeu për “Panorama Sport”, 30 vite sport e jetën e tij të re, pa futboll…
KARRIERA
Ilion, në verë vendosët të lëni futbollin. Një vendim i vështirë për dikë që 30 vite është marrë me sport?
Vendimi ishte aspak i vështirë. Sidomos për një 44- vjecar. Vjen një moment pas një karriere të gjatë ku lodhesh shumë dhe e vendos që nuk do të luash më futboll.
Si është tani jeta dhe dita e Ilion Likës, pa stërvitje, mbledhje apo ndeshje? Kujtoja se do të kisha më shumë kohë të lirë, por jo. Bën ato gjëra që nuk i bëje dot kur ishe në aktivitet. Gjëra që janë shumë dhe kanë rëndësitë e tyre. Më kryesorja është se tani kam më shumë kohë për familjen. Tani keni më shumë kohë për familjen dhe detin.
Po rikuperoni ato që keni humbur këto vite… Absolutisht po. Për një sportist është shumë e rëndësishme karriera. Po rëndësinë e familjes nuk e zëvendëson asgjë. Dhe përsa i përket detit dhe gjuetisë që e kam pasion, kam thyer rekorde të njëpasnjëshme. Në sport kam parë me qindra lojtarë, por kurrë një të përkushtuar si ju në stërvitje.
Talenti, puna, vullneti, cila është më e rëndësishme në sport? Talenti pa punë e vullnet nuk të çon kurrkund. Në qoftë se punës dhe vullnetit i bashkëngjitet talenti, karriera bëhet e gjatë.
Jeni lojtari rekordmen i moshës në fushë, por edhe i aktivizimeve si minuta, ndeshje e me radhë. Zor se do të ketë një të dytë të thyejë rekordet tuaja? Unë rekordet nuk i kam shumë qejf. Ato vijnë vetvetiu. Edhe sepse kisha moshë të madhe, stërvitesha shumë, që të isha në një linjë me ekipin. Me moshën e re. Nuk doja të cedoja. Mund të luaja akoma në nivel të lartë, por nuk kisha më dëshirën dhe siç e thashë për këtë e lashë futbollin.
Po të ktheheshit pas, çfarë nuk do të bënit sërish? A ka një peng në karrierë Ilion Lika? Asgjë dhe asnjë peng. Çfarë ka shkruar Zoti, ajo është bërë. Është e kotë të themi, po sikur kështu e po sikur ashtu…
Ju folët për stërvitjen, por cili ka qenë sekreti i Ilion Likës në sport? Në sport duhet qëllim. Punë dhe përkushtim. Larg abuzimeve. Duhet ta pranoj se kam qenë shumë i fortë psikologjikisht. Nuk para dorëzohem kollaj.
Cila ka qenë ndeshja më e mirë, më e çmendur dhe ajo që nuk do ta harroni kurrë? Në karrierë ka shumë ndeshje të tilla. Duhet ta pranoj se nuk harrohet titulli i parë i fituar. Dhe… ndeshja e parë që luan më Kombëtaren. Keni luajtur me Kombëtaren.
Ju vjen keq që nuk ia dolët të kualifikoheshit në një turne të madh? Të luash me Kombëtaren është kënaqësi e madhe. Do të ishte më e madhe po të ndodhte një kualifikim. Uroj çunat që e kishin risk. Ne paçka se ishim shumë të fortë nuk ia dolëm.
Këto muaj keni pushuar, por përveç të qenit opinionist ku e sheh veten Lika në vazhdim? Trajner, drejtues apo analist, kë do të zgjidhnit? Mund t’i bëj të tria, dhe shumë mirë madje. Dua ta pranoj se në këtë moment këtu në Shqipëri dy të parat asnjëherë nuk mund t’i bëj. Kush ka eksperiencë, më kupton shumë mirë. Opinionistin më shumë më ka detyruar miku im Glent Tafaj dhe falënderoj. Është një eksperiencë momentale.
KAPITULLI TIRANA
E prisnit një lamtumirë nga Tirana?
Një lamtumirë që nuk erdhi nga klubi bardheblu? Duhet të sqarohemi që mos kemi keqkuptime. Mes klubit, kam parasysh presidentin dhe familjen e tij, respekti ka qenë gjithmonë. Kuptohet reciprok. Unë jam një njeri që s’i kam shumë qejf këto ceremoni. Pra, klubi këtu s’ka faj. Me kanë kontaktuar për këtë gjë. Kjo për sqarimin e opinionit publik. Ka qenë nder për mua që kam përfaqësuar atë bluzë.
Keni vetëm pak muaj larg bardhebluve. Si e keni parë Tiranën këtë sezon të ri? Është ekipi pothuajse i ri komplet. Hiq 3-4 lojtarë nga vjet, të tjerët vinë për herë të parë në botën bardheblu. Ekip, që do kohë, por brenda ka dhe elementë të mirë. Me çfarë performance ka dhënë ekipi në fushë duhet të kishin më shumë pikë. Problemi është së presidenti i Tiranës nuk para pret shumë. Është pragmatist dhe ambicioz. Sidomos edhe tifozët e Tiranës, që janë 10- fish më kërkues. Nuk kënaqen me lojën e mirë. Kjo nuk është plus për trajnerin dhe ekipin. Nga ana tjetër, te Tirana kush nuk mban presion, më mirë mos të shkojë apo duket aty vërdallë.
Ju e njihni shumë mirë atë ambient. Çfarë mendoni se ka dhe nuk ka kjo Tiranë? Për mendimin tim, ekipi luan mirë ka individë të talentuar, por nuk ka eksperiencë për të menaxhuar situatat. Qoftë të mira, qoftë negative. Shkëmbi ka bërë punë të mirë.
Me Tiranën keni bërë histori, ashtu si edhe me Dinamon dhe skuadra të tjera, por si kanë qenë këto vite bardheblu? Më Tiranën duhet 1 vit për të treguar të mirat, problemet dhe historitë. Shumica janë pozitive dhe të paharrueshme. Ka qenë nder për mua që kam përfaqësuar atë bluzë.
KAPITULLI DINAMO
Me Dinamon keni fituar titullin e parë në karrierë dhe keni kapur edhe Kombëtaren. Çfarë kujtimesh ruani nga ajo kohë?
Është ekipi që më formoi si futbollist. Që te moshat. Nuk e harroj kurrë këtë ekip për atë që më ka dhënë. Sidomos dhe trajnerët Sejdini, Hafizi e sidomos Ilir Bozhiqin, i cili merrej me mua personalisht. Janë faktorë të rëndësishëm për mua, karrierën dhe arritjet e mia.
Si e kujtoni atë sezon të parë, ku vendosët edhe një rekord me serinë e ndeshjeve pa humbje? Te Dinamo ishim familje jo ekip. Rrinim 18 vetë bashkë. Gjithë ekipi i Shpresave u bënë lojtarë te ky klub. Ishim rritur bashkë. Fituam shumë te ky klub, sidomos miqësinë.
A mbani kontakte me ta? Patjetër mbaj kontakte pothuajse me të gjithë. Jemi si familje. Te Dinamo bëmë risi. U fut filozofi e re futbolli. Ne shënonim me 20-30 pasime. Lojtarët njiheshin me sy mbyllur. Plus kishim shumë kualitet.
Ju fituat shumë emër dhe trofe me blutë, por a ju vjen keq që në 2007-ën u larguat nga Dinamo? Më erdhi keq që u largova, por më doli më mbarë. Duhet të kuptoni diçka. Të luash jashtë 1 vit është sikur luan 10-15 vjet në Kategorinë Superiore.
DERBI
Këtë javë luhet derbi Tirana-Dinamo. Ilion, cilën skuadër shihni favorite? Do të jetë ndeshje bukur. Për momentin, Dinamo vjen më e qetë, sepse ka pikët. Loja nga ana tjetër nuk ka qenë aty ku duhet. E nivelit dhe çfarë kërkon, e çfarë synimesh ka ky ekip, pasi është shpenzuar shumë. Ju i njihni shumë mirë të dy krahët.
Ju i njihni shumë mirë të dy krahët. Cila është “arma” e fortë e secilës skuadër? Tirana vjen pa qetësinë e pikëve, por ka performuar më mirë. Ka dhe kualitet brenda. Në qoftë se menaxhojnë mirë ekipin dhe lojtarët, për të mos t’u futur në presion nga kjo situatë mund të arrijnë atë që duan.
Meqë folët për gjithçka, dy skuadrat, në fund mund të bëni një parashikim për Tirana-Dinamo? Mendimi im është që ndeshja del barazim. Për tifozllëk mos më pyesni…

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













