EKSKLUZIVE/ Bismark zgjedh mes Vllaznisë dhe Egnatias, një pengesë e fundit për të hedhur firmën në kontratë
“Telenovela” e Çarls Bismark po shkon drejt fundit. “Panorama Sport” mëson se kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga fundi i merkatos, Vllaznia është drejt firmës me sulmuesin e Skënderbeut.

Egnatia po ashtu ishte mjaft pranë marrëveshjes siç raportohej në kampin e kampionëve, ndërsa Vllaznia ka lëvizur si duhet për të arritur akordin me Skënderbeun. Vetëm një pengesë ka mbetur gjatë kësaj kohe dhe bëhet fjalë për testet mjekësore.
Ndërkohë edhe Dinamo që u fut së fundmi në lojë për shërbimet e Bismarkut e ktheu në ankand çështjen e transferimit të tij. Një sulmues i tillë padyshim do të kompletonte skuadrën e Edi Martinit në sulm.
Vllaznia kërkon me çdo kusht rikthimin e titullit kampion, pasi në fund të këtij sezoni plotësohen 25 të tillë nga trofeu i fundit. Dhe kuqeblutë janë përforcuar me disa elementë cilësorë, që do e ndihmojnë në arritjen e objektivit.
PANORAMASPORT.AL













