EKSKLUZIVE/ Afrimi i papritur te Tirana, bardheblutë projektojnë largimin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 18:42

EKSKLUZIVE/ Afrimi i papritur te Tirana, bardheblutë projektojnë largimin e tij

Alfred Mensah pritet të jetë një tjetër nga afrimet e verës që do të largohet nga Tirana gjatë merkatos së janarit. Lojtari, i cili ishte parë si një “okazion” nga drejtuesit e klubit, nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e vendosura për të.

MENSAH

Pas 12 javësh të zhvilluara në kampionat, Mensah nuk ka shënuar asnjë gol, duke zhgënjyer trajnerin, stafin dhe tifozët bardheblu. Deri dje, drejtuesit e klubit e konsideronin afrimin e tij si një mundësi për të përforcuar sulmin, por performanca e tij e dobët ka bërë që vendimi për largimin të duket i pashmangshëm.

Ky situatë tregon edhe njëherë sfidat që Tirana ka pasur këtë sezon në gjetjen e lojtarëve të rinj që mund të përshtaten shpejt dhe të japin efektivitet në sulm. Largimi i Mensah do t’i hapë rrugë klubit për të kërkuar zëvendësues më të përshtatshëm gjatë merkatos së dimrit, në mënyrë që Tirana të përforcojë sulmin dhe të ketë më shumë mundësi për të arritur rezultatet e synuara në pjesën e mbetur të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL