Egnatia kundër të pamposhturve të Superiores, Tetova: Janë ekipi për t’u mundur, do bëjmë rotacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2025 | 19:05

Egnatia kundër të pamposhturve të Superiores, Tetova: Janë ekipi për t’u mundur, do bëjmë rotacion

Egnatia përballet këtë mesjavë me skuadrën e Teutës në një ndeshje shumë të rëndësishme për moralin dhe klasifikimin. Rrogozhinasit kanë një pikë më shumë në renditje se sa durrsakët që nuk kanë provuar ende shijen e humbjes në këtë kampionat.

tetova

Ndaj fitorja merr një rëndësi të veçantë, siç e ka theksuar edhe vetë trajneri Edlir Tetova para mediave.

“Janë pak orë në dispozicion por do të kërkojmë maksimumin nesër. Skuadra do ketë rotacion nesër, por këtë e vendosim para ndeshjes.

Mungesa e golit? Jo, nuk është aspak shqetësim, e rëndësishme për mua është të krijohet rasti, herët apo vonë goli do të vijë. Mendoj që problemi nuk është as psikologjik, as teknik, por individual se lojtarët e bëjnë punën, e çojnë topin deri te goditja e fundit.

Teuta është një kundërshtar që javë pas jave po tregon rritje dhe përderisa s’ka asnjë humbje, mbetet ekipi për t’u mundur.

Ideja ime është të lidh të gjitha repartet në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit, sidomos në sulm ku jemi shfaqur shumë të nxituar.

Është e vërtetë që çdo pikë ka vlerë, në fund llogaritë bëhen me pikë.

Sigurisht që të duam prodhim, jo vetëm Egnatia, por të gjitha ekipet, na duhet infrastrukturë në kushte maksimale për lojë. Fundja është lojë futbolli dhe fjalën e parë e ka pasim kështu që në kushte të pa përshtatshme asgjë nuk e zbukuron lojën”, theksoi ndër të tjera Tetova para mediave.

PANORAMASPORT.AL