E zbulon drejtori Zenelaj, ish-lojtari i Laçit transferohet tek Egnatia: Ja çfarë do të ndodhë me Bakajokon
Klejdi Zenelaj është një nga figurat kyçe pas suksesit të madh të Egnatias në tri sezonet e fundit. Në rolin e drejtorit sportiv që nga viti 2022, ai ka qenë pjesë e një prej periudhave më të lavdishme në historinë e klubit nga Rrogozhina.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mikrofonin e RTSH Sport, Zenelaj ka zbuluar se ish-mesfushori i Laçit, Altin Kryeziu është përforcimi i radhës në merkato i Egnatias. Futbollisti do të bashkohet të martën me grupin. Për sa i përket të ardhmes së Bakajokos, drejtori bëri me dije, se Egnatia është dakordësuar me një klub ukrainas, teksa tashmë topi ka kaluar te lojtari, për të zgjidhur detajet personale.
“Sot përfunduam edhe Kryeziun, do të bashkohet me ekipin të martën. Kemi marrë dy lojtarë si Gruda dhe Selmani, që do të na bëjnë punë gjatë sezonit. Melo është një bast i klubit, duhet kohë për të zëvendësuar Lushkjan.
Elbasani mbetet një nga ekipet më të mira të kampionatin. Shpresoj të marrim një rezultat pozitiv. Për Bakajokon jemi dakordësuar me klubin ukrainas. Thjesht janë duke zgjidhur detajet personale. Mbetet për t’u parë, merakto në Ukrainë mbyllet në datën 9 shtator. Nëse lojtari bie dakord nga ana fincanciare, merkato do të kryehet”, u shpreh Zenelaj.
PANORAMASPORT.AL













