“E shijova këtë pozicion”, Hjumën: Është njësoj sikur kam shënuar sot, sepse gjëja më e rëndësishme është fitorja e Partizanit
Roan Hjumën bëri gjithçka në ndeshjen kundër Dinamos dhe është zgjedhur lojtari i ndeshjes. Pas sfidës ai u shpreh i lumtur për fitoren dhe që kanë arritur një objektiv të skuadrës.

“Faleminderit të gjithëe, dua të falenderoj skuadrën për këtë mundësi, trajnerin edhe lojtarët, shokët e tjerë, çdokush prej nesh mund të ishte lojtari i ndeshjes sot. Kemi luajtur shumë mirë sot, përfshirë edhe portierin, fitorja është për skuadrën.
Unë mendoj se ky është objektivi kryesor i skuadrës për të qenë në katërshen e parë, për të luftuar për këtë moment, është hera e dytë që e kemi këtë mundësi, por tani jemi aty dhe duhet të luftojmë fort për ta mbajtur.
Ma shpjegoi trajneri rolin tim sot, për të krijuar hapësira mes linjave, për ti humbur vëmendjes së numrit 6 të kundërshtarit. Unë e shijova, sepse mu dha mundësia të jepja topa për shokët e mi. Është hera e parë që e provova këtë pozicion.
Është një bonus të shënosh, por nëse skuadra fiton është gjëja më e rëndësishme, sot është njësoj sikur kam shënuar sepse ne kemi fituar, kjo është gjëja më e rëndësishme, që skuadra të fitojë”, deklaroi Hjumën për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













