E pësojnë dhjetë tifozë, Policia jep detaje pas trazirave te Tirana-Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 14:52

E pësojnë dhjetë tifozë, Policia jep detaje pas trazirave te Tirana-Elbasani

Ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Elbasanit nuk kaloi pa incidente. Verdheblutë fituan 0 me 1 në “Selman Stërmasi”, ndërsa tensioni mes tifozëve ishte i pranishëm në gjithë ndeshjen.

bandicam 2026-03-08 15-47-40-610

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar sot se nisi procedimi penal për dhjetë tifozë. Policia tregon se shkak për këtë është bërë hedhja e sendeve të forta në fushë, si edhe kundërshtimi i punonjësve të Policisë.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:

-shtetasit S. N., A. L., I. S., K. M., F. E., N. K., I. M., M. Sh., Xh. Gj. dhe P. B., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”, kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes”.

PANORAMASPORT.AL