E pazakontë në futbollin shqiptar, Vllaznia befason me dy vendimet e fundit
Vllaznia është klubi më aktiv nga Abissnet Superiore në rrjetet sociale, sa i përket tri ditëve të para të qershorit. Kuqeblutë kanë aktivizuar opsionet e rinovimit me lojtarët, ndërsa dy njoftime janë të pazakonta.

Bëhet fjalë për postimet për Sherif Kallakun dhe Kristian Dros. Kjo pasi të dy u prezantuan në gushtin e kaluar me kontrata të vlefshme deri në vitin 2027.
Vllaznia ndërkohë ka postuar sërish për Kallakun dhe Dros, duke treguar se i është rinovuar kontrata dhe për edicionin 2026/27. E paqartë është situata, nëse në verë firmosën kontrata 1+1 dhe u prezantuan gabimisht deri në vitin 2027.
Ekipi do vazhdojë në drejtimin e trajnerit Edi Martini. Kujtojmë se kuqeblutë do të luajnë në turin e parë të Ligës së Konferencës.
NJOFTIMET E MËPARSHME

NJOFTIMET E REJA


PANORAMASPORT.AL













