E PAPRITUR! Tirana zyrtarizon kthimin e Vangjel Miles: Ne nuk bëjmë kompromise me të ardhmen e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2025 | 20:22

E PAPRITUR! Tirana zyrtarizon kthimin e Vangjel Miles: Ne nuk bëjmë kompromise me të ardhmen e lojtarëve

Vangjel Mile është kthyer sot zyrtarisht në postin e tij te Tirana. Jo atë të trajnerit, që mbante në radhët e skuadrës së parë për pak muaj gjatë verës dhe në startin e kampionatit, por në akademinë e bardhebluve.

mile

Beratasi është zyrtarizuar sot nga klubi bardheblu përsëri si drejtori teknik i akademisë, rol të cilin kishte mbajtur edhe para se të bëhej trajner pa lënë shumë gjurmë në klubin bardheblu i cili tashmë i ka besuar ekipin e parë italianit Roberto Bordin.

NJOFTIMI I TIRANËS

“KF Tirana Academy njofton rikthimin e z. Vangjel Mile në krye të detyrës si drejtor teknik i akademisë. Mile do të vijojë të kontribuojë në vendim-marrje dhe në zhvillimin e vizionit të madh të klubit, duke rritur talente dhe futbollistë profesionistë. Ai do të jetë gjithmonë aty, i gatshëm për t’i udhëzuar dhe këshilluar drejt suksesit absolut.

Ne nuk bëjmë kompromise me të ardhmen e lojtarëve tanë, prandaj sigurohemi të kemi në organikën tonë vetëm profesionistë.”

sdfsdfdsfsdfdsf

PANORAMASPORT.AL