E papritur për ish-lojtarin e Partizanit dhe Kombëtares, trajneri surprizon me vendimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2026 | 23:47

E papritur për ish-lojtarin e Partizanit dhe Kombëtares, trajneri surprizon me vendimin e fundit

Andi Hadroj mund të kalojë në ekipin e dytë të Polisia Zhitomir. Lajmi raportohet nga Ukraina ku është trajneri Ruslan Rotan, që foli për “TaTo Take”.

Screenshot 2026-01-13 140608

Ky vendim mund të vijë për shkak të konkurrencës së madhe, që është në krahun e djathtë të mbrojtjes. Për këtë trajneri po e konsideron si mundësi për 26-vjeçarin që dikur luante me Partizanin, dhe po ashtu kujtohet për ftesat nga Silvinjo te Kombëtarja.

Janë katër lojtarë që përmenden për krahun e djathtë. Khandroi, Kravçenko, Tajlor dhe Maisuradze. Pritshmëritë e Polisias për këtë edicion janë të mëdha.

Partizani ndërkohë përfitonte nga largimi i Hadrojt një vit më parë, i cili deri tani numëron shtatë paraqitje me ukrainasit.

PANORAMASPORT.AL