E papritur në merkato, Tirana rikthen kapitenin që e nisi te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2025 | 22:00

E papritur në merkato, Tirana rikthen kapitenin që e nisi te Partizani

Erando Karabeci pritet të jetë lojtari më i ri i Tiranës. Bardheblutë kanë arritur akordin për të rikthyer ish-kapitenin, që pritet të ndihmojë grupin me eksperiencën e tij.

Screenshot 2025-07-23 150032

Karabeci e nisi karrierën te Partizani, për të luajtur më pas te Tirana. Me bardheblutë e kryeqytetit kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

36-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Teutës. Në Durrës qëndroi për tre vite, para se të dilte lojtar i lirë.

Tirana vijon përgatitjet për sezonin e ri. Javën e ardhshme skuadra niset drejt Greqisë për fazën para fillimit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL