E mbylli si hero me Vllazninë, talenti Dodaj do të vazhdojë karrierën te klubi që ka fituar 56 trofe
Kevin Dodaj, i ka dhënë lamtumirën më të bukur të mundshme Vllaznisë, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 4-2 ndaj Daugavpils, që i dha kuqebluve kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Tashmë talenti shkodran do të vijojë karrierën te skuadra e CSKA së Sofies në elitën e futbollit bullgar dhe ka fituar plot 56 trofe në historinë e tij. Te skuadra e re, 19-vjeçari do të gjejë edhe dy shqiptarët e Kosovës, Lumbardh Dellovën dhe Zymer Bytyqin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Dodaj në një deklaratë të dhënë për mediat pas ndeshjes teksa u shpreh:
“Bëhet fjalë për skuadrën e CSKA së Sofies, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Unë do të bëj maksimumin kudo që të shkoj dhe në çdo minutë që do të më jepet”, deklaroi Dodaj.
PANORAMASPORT.AL













