E KRYER/ Goditja e parë në merkato, Tirana gjen zgjidhjen për pikën e dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2026 | 23:00

E KRYER/ Goditja e parë në merkato, Tirana gjen zgjidhjen për pikën e dobët

Tirana ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e parë në merkato për sezonin e ardhshëm, duke siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Joseph Colley. Sipas “Panorama Sport”, klubi bardheblu ka arritur akordin me 27-vjeçarin dhe gjithçka është mbyllur mes palëve, duke e bërë transferimin praktikisht të kryer.

Screenshot 2026-05-25 182722

Lojtari pritet të përforcojë ndjeshëm repartin difensiv të Tiranës, i cili ka qenë një nga pikat ku skuadra ka kërkuar më shumë stabilitet në sezonet e fundit.

LOJTARI – Colley, i lindur në Gambia dhe me pasaportë suedeze, vjen nga eksperienca e tij e fundit te Visla Krakov në Poloni, ku është aktivizuar që nga janari i vitit 2022. Rinovimi i kontratës me klubin polak nuk u realizua, megjithëse kishte opsion për vazhdim bashkëpunimi, ndërsa skuadra gjatë këtij sezoni ka qenë pjesë e kategorisë së dytë të futbollit polak. Në karrierën e tij, Colley ka kaluar një rrugëtim interesant në disa kampionate evropiane.

Ai ka qenë pjesë e akademisë së Chelsea FC, ku ka luajtur me grupmoshat dhe madje ka ndarë dhomat e zhveshjes në të njëjtin sezon me Armando Brojën gjatë edicionit 2018/19. Gjithashtu, në atë periudhë, ai ka marrë minuta në futbollin e të rinjve të një prej akademive më të forta në Europë. Mbrojtësi suedezo-gambian ka pasur gjithashtu eksperiencë në Itali, ku ka qenë i lidhur me Kievo Verona. Edhe pse nuk arriti të konsolidohej si titullar i rregullt në Serie B, ai ka fituar përvojë të vlefshme në një kampionat mjaft fizik dhe taktik.

Colley ka regjistruar gjithashtu paraqitje me kombëtaren e Suedisë deri në grupmoshën U-19, duke u konsideruar në atë periudhë si një nga mbrojtësit me potencial në akademitë skandinave. Me këtë afrim, Tirana synon të rrisë cilësinë dhe konkurrencën në mbrojtje, duke nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri me një profi l lojtarësh me eksperiencë ndërkombëtare.

Screenshot 2026-05-26 093644

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL