“E kam një ide por nuk e them”, Skuka nuk tregon sekretin për golat ndaj Kalju: Ky Partizan është më teknik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 20:40

“E kam një ide por nuk e them”, Skuka nuk tregon sekretin për golat ndaj Kalju: Ky Partizan është më teknik

Nga i dërguari i Panorama Sport në Talin, Emanuel Loci
Xhuliano Skuka ishte sot përkrah trajnerit Skënder Gega për konferencën para ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Nome Kalju në Talin. Sulmuesi i të kuqve pranon se Partizani ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën, por se fryma e re në skuadër i ka dhënë energji më shumë “demave”.

skuka

Sa e njeh Nome Kalju?
Kalju është një ekip që luan topin mirë, është ekip i shpejtë dhe ka cilësi.

A ke ndonjë ide si mund të shënosh nesër?
Kam ide, por ky është sekret. Po ta them sot… (qesh)

Çfarë do të thotë për ty një ndeshje në Europë në krahasim me kampionatin shqiptar?
Në radhë të parë është një kënaqësi, sepse të sheh e gjithë bota. Pastaj, ka edhe nivel shumë më të lartë.

Çfarë ka ndryshuar që nga rikthimi te Partizani në krahasim me më parë?
Ka ndryshuar, ka lojtarë më të rinj, ka energji të re. Më përpara ka qenë shumë fizik, tani është më shumë teknik, ka energji pozitive me çunat që duan të punojnë.

PANORAMASPORT.AL