E kaluara e Dinamos, 15 vite më parë luante ndeshjen e fundit në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2025 | 14:18

E kaluara e Dinamos, 15 vite më parë luante ndeshjen e fundit në Europë

Hera e fundit që kryeqytetasit luanin në kompeticionet e kontinentit të vjetër ishte sezoni 2010-2011, kur eliminoheshin nga moldavët e Sherif Tiraspol në raundin e parë të Champions League.dinamoMë pas, bluve iu desh të mbijetonin në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar për vite të tëra, derisa presidenti Bardhi vendosi të investonte në klub dhe në harkun e pak viteve e ktheu në situatën e sotme, duke fituar trofe, duke pretenduar titullin dhe nxjerrë lojtarë si Mandela apo Zabërgja, që pritet të shiten për shifra rekord.

Ashtu si shumica e klubeve shqiptare, edhe Dinamo nuk ka ndonjë bilanc mbresëlënës në kompeticionet europiane, teksa në total, sipas arkivave, ka arritur të ekzekutojë vetëm dy kualifikime. Një në 2002-shin, kundër Kaunas në Champions, dhe një tjetër më 1989, në Kupën e Kupave kundër Çernomorets. Siç shihet në tabelë, në të gjitha rastet e tjera blutë kanë dështuar të kalojnë raundin e parë.HAGHAAPANORAMASPORT.AL