E ardhmja e Teutës, Bledar Hodo zyrtarizon “sekretin” që e dinin të gjithë: Trajneri Tetova do….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 18:19

E ardhmja e Teutës, Bledar Hodo zyrtarizon “sekretin” që e dinin të gjithë: Trajneri Tetova do….

Teuta siguroi mbijetesën në Abissnet Superiore përmes finales së “play out”, pasi mposhti me një gol Pogradecin në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Hodo ka zyrtarizuar trajnerin Edlir Tetova, që edhe pse u mbajt sekret nga Teuta duke e mohuar, të gjithë ishin në dijeni.

Screenshot 2026-05-16 181811

“Momente jo të mira, ia dolëm me sukses.

Mendoj që çdo njeri do thotë se si lojtar e përjeton më ndryshe. Të jem i sinqetë kam  pasur po të njëjtin përjetim dhe ndjenjë për këtë fanellë. Duhet t’i kërkojmë falje tifozëve dhe të gjithë ambientit sportiv në Durrës, që e sollëm deri në këtë situatë. I tillë është futbolli. Unë personalisht e prisja një ndeshje të tillë, isha i përgatitur. Por janë emocione shumë të forta, kemi dalë kampionë, kemi marrë Superkupë dhe Kupë Shqipërie. Por është diçka tjetër komplet.

Tetova? Mirë është të mos e jap unë lajmin, por mesa dijeni kam unë trajneri Tetova do jetë trajneri i ardhshëm i ekipit tonë. Dhe unë do jem pjesë e stafit të tij. I urojmë suksese dhe ishalla jo më ditë të tilla”, u shpreh Hodo për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL