Postuar: Prill 8, 2025 | 10:31
Dy raste të diskutueshme, ja moviola e Egnatia-Elbasani (VIDEO)
Kjo ndeshje i ishte besuar gjyqtarit të Kolegjumit të Tiranës, Erion Bastari dhe pati dy momente të diskutueshme. Të dyja u zgjidhën në fushë nga gjyqtarët.
Minuta e 58-të: Fernando harkon në zonë një goditje dënimi, duke çuar topin te Bakajoko, i cili me kokë mposht Totoshin. Gjithsesi, goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Vendim që konfirmohet edhe nga VAR. (VIDEO)
Minuta e 81-të: Leo Melo rrëzohet në zonë pas një ndërhyrjeje të Lulajt dhe gjyqtari Bastari akordon penallti për vendësit. Moment shumë i dyshimtë, ndërkohë që nuk ndërhyn as sistemi VAR. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













