Dy fitoret e fundit të Partizanit vijnë nga Eleke, sulmuesi: Disa probleme të vogla më kanë ardhur nga fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2025 | 19:53

Dy fitoret e fundit të Partizanit vijnë nga Eleke, sulmuesi: Disa probleme të vogla më kanë ardhur nga fusha

Partizani mposhti Laçin me rezultatin 1-0. Fitorja erdhi nga goli i Elekes, i cili si ndaj Skënderbeut, u jep të kuqve 3 pikë të rëndësishme.

bandicam 2025-03-30 19-46-19-790

Pas ndeshjes, Eleke u shpreh:

“Jam i kënaqur me fitoren. Gjëja më e rëndësishme që jam kthyer me skuadrën. Sot fillova me skuadrën si titullar, qëkur kam ardhur këtu kam pasur disa probleme me dëmtimet. Sot kam ndihmuar skuadrën të fitoj ndeshjet. Jam i kënaqur me performancën. Presim mundësi për të fituar, për të marrë pikë. Vlerësoj çdo gjë që skuadra bëri dhe morëm 3 pikët.

Te momenti i golit pata një problem. Nuk kam asnjë dëmtim, disa të vogla që më kanë ardhur prej fushës. Mora goditje nga portieri, gjatë shënimit të golit.

Kam parë historinë e Partizanit, të kësaj skuadre, disa lojtarë që kanë luajtur më parë, skuadër që hyn për t’u shpallur kampion. Kam ardhur për këtë, jam shumë i lumtur që jam këtu”, u shpreh Eleke për RTSH.

PANORAMASPORT.AL