“Doja të luanim në kushte normale”, trajneri Shkëmbi: Ja çfarë ndryshoi Tirana ndaj Skënderbeut në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 17:42

“Doja të luanim në kushte normale”, trajneri Shkëmbi: Ja çfarë ndryshoi Tirana ndaj Skënderbeut në pjesën e dytë

Tirana barazoi me rezultatin 1-1 në transfertën e Skënderbeut. Një pikë që vlen shumë te bardheblutë në luftën për mbijetesë.

bandicam 2025-04-12 17-40-12-161

Pas ndeshjes, trajneri Bledi Shkëmbi deklaroi:

“Po e quaj pozitiv barazimin duke parë dhe ecurinë e ndeshjeve tjera. Sot kushtet atmosferike nuk ishin aq mirë, e patë që një pjesë dominoi Skënderbeu. Era e fortë që kishim kundër, nuk na lejoi të luanim dhe pjesa e dytë e njëjta tablo. Do pëlqeja që të dyja skuadrat të luanin në kushte më normale.

Unë mendoj që ndryshoi dëshira. Ishim më agresivë, e lidh me erën e fortë që pjesën e parë e kishim kundër. Kërkuam të luanim me Prengajn apo Rimalin, një kundër një, të dy lojtarët ishin në gjerësinë e fushës. Më kryesorja mendoj ishte agresiviteti, shtuam agresivitetin dhe qetësinë kur kishim topin”, u shpreh Shkëmbi për RTSH.

PANORAMASPORT.AL