Dobi synon fitore dhe vazhdimësi, formacionet e mundshme të Teuta-Flamurtari
Përveç fokusit ndaj duelit me Flamurtarin, Teuta nuk ka mbyllur ende merkaton e saj. Ditën e sotme në Durrës është zyrtarizuar një përforcim, i cili është mbrojtësi i djathtë, Vitinho Oliveira, 20-vjeçar, i cili i bashkohet ekipit të Teutës nga SC Corinthians U20, ku ka zhvilluar paraqitje mjaft pozitive.

Lojtari pritet të sjellë freski dhe cilësi në formacionin e Teutës, duke rritur konkurrencën dhe mundësitë për rezultate pozitive në pjesën e mbetur të sezonit. Në Durrës, optimizmi dhe pritshmëritë janë të larta. Trajneri Dobi shpreson që përqendrimi maksimal, taktikat e studiuara dhe përforcimet e reja të japin rezultat në fushë, duke i mundësuar Teutës të ruajë momentin dhe të synojë objektivat madhore të sezonit.
FLAMURTARI – Skuadra e Teutës ka përfunduar dje seancën e saj të fundit stërvitore përpara ndeshjes së sotme kundër Flamurtarit, e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Trajneri Dobi ka zgjedhur të zhvillojë të gjitha përgatitjet me dyer të mbyllura, duke mos lejuar praninë e mediave, në një strategji të qartë heshtjeje dhe fokusimi maksimal në aspektin teknik dhe taktik. Pavarësisht barazimit në javën e fundit, morali i skuadrës është i lartë dhe atmosferë në kampin e Teutës është pozitive.
Futbollistët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes ndaj Flamurtarit, një rival që vlerësohet si i fortë dhe përballja e sotme shihet si një test i rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit. Gjatë javëve të fundit, skuadra ka treguar një rritje të dukshme në performancë, duke krijuar shpresë se objektivat e këtij sezoni, si një vend në “top 4”, janë të arritshme. Trajneri Dobi ka punuar në detaje taktike, duke orientuar ekipin se si të sillet gjatë ndeshjes, duke ruajtur ekuilibrin mes mbrojtjes dhe sulmit.


ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL













