DISIPLINA/ Ndeshja që vendos fatin e sezonit, refuzohet kërkesa e dy lojtarëve të pezulluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2026 | 21:59

DISIPLINA/ Ndeshja që vendos fatin e sezonit, refuzohet kërkesa e dy lojtarëve të pezulluar

Komisioni i Disiplinës i ka dhënë një goditje të rëndë shanseve të skuadrës së Butrintit për të mposhtur Kukësin në ndeshjen play-out për pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

disiplina

Futbollistët Mounde Ekango dhe Pius Nelson Xhozef të ekipit të Butrintit, të dënuar përkatësisht me 3 dhe 4 ndeshje pezullim në dy ndeshjet e fundit të skuadrës, kanë kërkuar nga Disiplina që t’u falej dënimi dhe të mund të luanin në përballjen e datës 28 maj. Por kjo kërkesë është refuzuar sot, duke bërë që ekipi që luante në Kategorinë e Dytë, të mos ketë në dispozicion dy lojtarët në fjalë për atë ndeshje.

Vendimi nr. 48 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.05.2026

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Vllaznia, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Dinamo DB U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tekstil A, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Dinamo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Spartaku U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Don Bosko Academy U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Young Boys U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i KS Ali Demi U-13, Klejvi Roshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Don Bosko Academy U-15, Olen Murati, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së KF Vllaznia Vajza për rishikimin e masës disiplinore, të përcaktuar në vendimin nr. 44 datë 08.05.2026, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së AF Triumph lidhur me pretendimin për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Nelson Joseph Pius, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Franck Mounde Ekango, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

PANORAMASPORT.AL