LAJMI I FUNDIT/ Jo për shkak të rrufeve, çerekfinalja e Botërorit rrezikon të mos nisë siç ishte planifikuar
Një situatë e paprecedent po krijohet para Norvegji-Angli. “The Sun” tregoi fillimisht se ndeshja rrezikon të shtyhet, për shkak se mund të ketë rrufe.

Ndryshe tregon raportimi i radhës, që vjen nga “Daily Mail”. Në Floridën e Jugut është shpallur rrezik i lartë nga të nxehtit.
Temperaturat pritet të arrijnë 29-32 gradë, ndërsa temperatura e ndjeshme(ajo që trupi i njeriut percepton) mund të shkojë deri në 44 gradë. Këto llogari janë pikërisht për në orën 23:00, kur edhe çerekfinalja e Botërorit është projektuar të nisë.
Në Majemi është bërë thirrje tashmë zyrtarisht ndaj qytetarëve. Atyre u kërkohet që të qëndrojnë të hidratuar, të veshin rroba të lehta dhe po ashtu të kufizojnë aktivitetet në ambient të hapur.
PANORAMASPORT.AL













