Diogo Jota humb jetën 2 javë pas martesës, vdes edhe vëllai i tij. Detaje nga tragjedia e rëndë në futboll
Futbollisti i Liverpulit, Diogo Joto vdiq mbrëmë në një aksident tragjik rrugor në provincën e Zamorës, Spanjë. Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
Sipas informacionit të raportuar nga shtypi spanjoll, dhe në veçanti nga zamora24horas, Jota po udhëtonte në një makinë me vëllanë e tij Andre Silva, 26 vjeç, gjithashtu një futbollist profesionist për Penafiel. Teksa po tentonte të parakalonte, shpërtheu goma dhe më pas makina mori flakë. Dëshmitarët që telefonuan 112 raportuan se flakët u përhapën shpejt në bimësinë përreth.
Futbollisti u martua më 22 qershor me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto. Fotot tregonin çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe vajzën të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.

Ai ishte me pushime përpara se të rifillonte stërvitjen për sezonin e ri. Tragjedia padyshim që trondit futbollin portugez dhe Liverpulin, vdekja e parakohshme e Jotës lë një boshllëk në zemrat e të gjithë atyre që e donin atë.
PANORAMASPORT.AL













