Dinamo stërvitet për penalltitë para Vllaznisë, si pritet të luajnë dy skuadrat për të shkuar në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2025 | 10:49

Dinamo stërvitet për penalltitë para Vllaznisë, si pritet të luajnë dy skuadrat për të shkuar në finalen e Kupës

Në heshtje të plotë prej ditësh, te Dinamo po vijojnë përgatitjet për aktin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Ashtu si para, edhe pas ndeshjes së fundit me Laçin në kampionat, ku nuk pati asnjë pronocim nga trajneri Daja, edhe para takimit të sotëm në “Elbasan Arena” nuk ka një dalje të tij përpara mediave.

-900-0-1743506900xvllaznia-dinamojpg-970

Megjithatë, duke u bërë gati për sfidën kundër Vllaznisë që do të marrë jetë në orën 19:00, blutë kanë si objektiv të vetëm kalimin në finale, teksa ndeshja e parë ka përfunduar me shifrat e bardha 0- 0. Me pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion, me përjashtim të ndonjë elementi, Daja pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Është ende herët që Dejvi Bregu ta nisë nga minuta e parë e po ashtu edhe Lorran, edhe pse të dy morën pak minuta në fundin e takimit me Laçin. Nëse për Bregun mund të rezvervohen minuta në pjesën e dytë, Itodo Mandela do ta nisë titullar në vendin e Vilës dhe krahët do të plotësohen me Zabërgjën dhe Nanin. Në mesfushë, nga fillimi pritet ta nisë Gudjabi, Jonuzi dhe Qefalija, por një alternativë është edhe Karamba. Ndërsa në mbrojtje, do të rreshtohen Meksi, Hoxha, Rufati dhe Aliji dhe në portë Teqja. Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Ilir Dajës, i cili preferon një skemë 4-3-3.

PENALLTITË- Me një 0-0 në ndeshjen e parë dhe me kujdesin që mund të ketë kjo sfidë nga të dyja palët, te Dinamo janë stërvitur edhe për goditjen e penalltive, duke marrë masat për gjithçka që mund të ndodhë dhe nëse takimi shkon në kohën shtesë dhe i drejtohet goditjes së 11-metërshave.

Screenshot 2025-04-23 104756

Vllaznia do të luajë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri tani, ditën e mërkurë. Shkodranët udhëtojnë drejt Elbasanit për të zhvilluar ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalet e Kupës përballë Dinamos. Me sfidën e parë që përfundoi në shifrat 0- 0 në Shkodër.

Gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin në finale, me kuqeblutë që nuk kanë ndërmend aspak të heqin dorë nga Kupa. Kështu, trajneri Brdariç pritet të mos ndryshojë asgjë nga formacioni i fundit i paraqitur në kampionat kundër Elbasanit.

Nga porta do ta nisë Jukaj. Në mbrojtje nga e djathta do të rreshtohet Gurishta e ndërsa majtas do të jetë Jago. Me Stojanoviç dhe njërin mes Bajramit dhe Repajt që do të formojnë dyshen e qendrës, ku kosovari duket më favorit ndaj shkodranit. Në mesfushë po ashtu pritet të mos ketë ndryshime. Me treshen Krymi-Qato-Deliu, që pritet ta nisin nga minuta e parë gjysmëfinalen. Në sulm, nga krahët do të jenë të zakonshmit Mala dhe Dodaj e ndërsa sulmin e udhëheq kapiteni Balaj.

Screenshot 2025-04-23 104851

PANORAMASPORT.AL