“Dinamo skuadër e sinkronizuar, e dinim që ishte e vështirë përmbysja”, Shehi: Ju tregoj pse vuajti Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2026 | 21:45

“Dinamo skuadër e sinkronizuar, e dinim që ishte e vështirë përmbysja”, Shehi: Ju tregoj pse vuajti Tirana

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, analizoi disfatën ndaj Dinamos, me rezultatin 2 me 0, në duelin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë zhvilluar në “Air Albania”. Në prononcimin për “Super Gol”, tekniku i skuadrës bardheblu, ndër të tjera deklaroi:

WhatsApp Image 2026-03-04 at 21.39.18

“Që në fillim e dinim që ishte e vështirë për të përmbysur rezultatin. Kur merr golin, gjithçka bëhet më e vështirë. Te goli i dytë u munduam të mendonim për ndeshjen e të dielës, duke ruajtur energjitë për individë të veçantë.

Dinamo është skuadër e sinkronizuar mirë, ndryshuam pas minutës së 20-të. Dinamo vinte ultra ofensiv. Kohën e presonit e ka të mirë. Na mungoi pasi i ndërrimit në krah. Nuk është e lehtë të kërkojmë të ndërtojmë. Nuk është kollaj të ndërtosh nga poshtë. Vuajmë pak shpejtësinë e mbrojtjes dhe kohën e presionit dhe tranzicionin.

Ne bëmë edhe ndryshime, futëm Xhixhën në majën e sulmit, është lojtar që rëshket mirë mes linjave. Kërkuam të dilnim nga krahët. Kur topi shkonte nga krahu i djathtë, kërkonim ta hapnim në gjerësi, ose të zbrisnim mbrojtësin poshtë. Kishim vështirësi, kur na zbriste uingeri”, deklaroi Shehi.

PANORAMASPORT.AL