Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2025 | 14:22

Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Dinamo do të luajë fundjavën e ardhshme në kampionat ndaj Elbasanit në “Air Albania”. Blutë ende nuk e kanë plotësuar skuadrën për këtë takim, duke pasur mungesa të shumta në stërvitje, ku sërish shqetësim ka nga sulmuesi Guindo.

Dinamo festa

Sa i përket Nanit, anësori po e merr veten ndërkohë që Daja pret përfundimin e Kombëtareve, për të pasur më shumë alternativa. Hekuran Berisha u aktivizua në fitoren 0-4 të Kosovës U21 ndaj Qipros, ndërkohë që Aliji pritet të ketë minuta ndaj Anglisë.

Me të rinjtë, është edhe Bjorni Duka që do të rikthehen në skuadër pas pak ditësh. Me ekipin, do të bashkohet edhe trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi, që prej vitesh është pjesë e Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL