Dinamo pa një trajner në Shkodër, probleme për kryeqytetasit ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 18:59

Dinamo pa një trajner në Shkodër, probleme për kryeqytetasit ndaj Vllaznisë

Dinamo do të luajë të shtunën në Shkodër dhe do të duhet të bëjë pa disa nga lojtarët kryesorë për shkak të dëmtimeve. Veç lojtarëve që janë dëmtuar, një mungesë tjetër për trajnerin Daja është ajo e Renaldo Kalarit, asistenti i trajnerit Daja.

Kalari u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën e fundit të kampionatit duke plotësuar numrin e katër kartonëve dhe për pasojë, do të mungojë në sfidën e radhës që do të luhet në “Loro Boriçi”.

Në kuotën e 3 kartonëve të verdhë, është edhe vetë Ilir Daja i cili është ndëshkuar shpesh herë këtë sezon dhe rrezikon që të mungojë, teksa nuk është hera e parë nëse do të pezullohej nga Disiplina apo edhe numri i kartonëve.

PANORAMASPORT.AL