Dëmtohet sulmuesi i Tiranës, Bordin preferon të mos rrezikojë kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2025 | 12:18

Dëmtohet sulmuesi i Tiranës, Bordin preferon të mos rrezikojë kundër Teutës

Tirana nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm në sfidën ndaj Teutës.TiranaSulmuesi brazilian Rafael ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes dhe është detyruar të qëndrojë jashtë grumbullimit për ndeshjen që do të zhvillohet sot në “Air Albania”, me fillim nga ora 17:00.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë klubit bardheblu, ndërsa stafi mjekësor po ndjek nga afër gjendjen e lojtarit. Dëmtimi nuk konsiderohet i rëndë, por tekniku Roberto Bordin ka preferuar të mos rrezikojë.5PANORAMASPORT.AL