Dëmtimet mbajnë peng formacionin, ja si pritet të luajnë Dinamo dhe Elbasani
Dinamo luan ndaj Elbasanit ndeshjen e dytë në Superiore, por që i përket javës së tretë pasi debutimi u shty për shkak të angazhimit në Europë. Pushimi i Kombëtareve, i ka dhënë mundësi Dajës që të ketë më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen, duke luajtur edhe një miqësore ndaj Kukësi.

Sa i përket rreshtimit, Daja duhet të bëjë pa shërbimet e Guindos pas një dëmtimi të pësuar, teksa në dyshim është edhe Beqja. Në portë, Teqja ka zënë vendin e titullarit, teksa në mbrojtje pritet të rikthehet titullar Dita, që do të rreshtohet së bashku me Meksin, Alijin e Lorran. Titullar në mesfushë rikthehet edhe Qefalija që do të plotësoje treshen me Karambën e Vilën, ndërkohë që Bernard Berisha dhe Bregu janë në sulm. Në dilemë, sulmuesin e tretë, ku balotazhi është mes Nanit dhe Hekuran Berishës.

Elbasani shkon të dielën në ndeshjen ndaj Dinamos me probleme të qarta në qendrën e mbrojtjes. Kapiteni Bruno Lulaj mungon për shkak të kartonëve të grumbulluar, ndërsa Sigitas Olberkis ende nuk ka rikuperuar.

PANORAMASPORT.AL













