Dëmtime të pandalshme, të kuqtë e Partizanit humbasin shërbimet e mesfushorit
Dëmtimet janë pjesë e pandashme e Partizanit prej kohësh. Babukar Jata është i fundit, shërbimet e të cilit nuk do të gëzohen në dy ndeshjet e mbetura të vitit 2025. “Panorama Sport” mëson se 19-vjeçari pritet të kthehet në janar.

Dëmtimi i Jatës erdhi te stadiumi “Arena e Demave” ku të fituan ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1. Jata ishte risi i trajnerit Kërnaja, që e kishte parë dhe e njeh potencialin e tij nga ekipi B.
Vendin e Jatës e mori Mehmeti si zëvendësimi i parë i sfidës dhe i detyruar në minutën e 56-të. Jata i bashkohet Doumbias në mesfushë. Ky i fundit qëndron i dëmtuar nga ndeshja ndaj Tiranës dhe po ashtu pritet të kthehet në janar.
JATA- Mesfushori nga Gambia është parë si një nga talentet më premtues, që klubi e afroi tek akademia fillimisht. Më 13 dhjetor për të ishte sfida e parë që aktivizohej si titullar në kampionat të rregullt. Penalizimi i tij i madh ishte që humbi përgatitjet e tri muajve të verës, për shkak të vonesës së vizës që e la në Gambia. Jata më parë u aktivizua nga stoli ndaj Elbasanit duke dhënë kontributin e tij në transfertë. Nga edicioni i kaluar kishte kujtimet e tij nga ekipi i parë. Të vetme ndeshje si titullar nuk e pati në kampionat të rregullt, por ndaj Dinamos në “Final Four”.
Ndaj Egnatias dhe Vllaznisë, ndërsa Partizani po humbiste, i jepeshin minuta në fushë. Debutimin ndërkohë e pati në janarin e këtij viti me Apoloninë për Kupën e Shqipërisë, ku luajti shumë pak minuta. Viti 2025 për Jatën është parë mjaft i vështirë dhe pse flitet për një nga talentet më premtues. Kjo pasi bëhet fjalë vetëm për 171 minuta në total. Kontributi i tij i vërtetë është parë deri tani tek ekipi B dhe U-19. Aty ku mesfushori numëron 8 gola.
PANORAMASPORT.AL













