Dembele flet si kapiteni i ri i Tiranës: Duam ta nisim me fitore, shpresojmë që këtë vit të luftojmë për titullin
Mahamadu Dembele do të jetë kapiteni i parë i Tiranës në këtë sezon dhe futbollisti francez nuk e fsheh krenarinë që ndjen për këtë rol që i është besuar në klubin bardheblu. Duke folur para mediave për ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Bylisit, Dembele theksoi se ekipi synonte të bënte një start me fitore në këtë sezon, ku objektivi ishte të luftohej për titullin.

“Kjo është ndeshja e parë, jemi ekip i ri dhe shpresojmë që të fitojmë këtë ndeshje, për një start të mirë pasi në vitin e kaluar e nisëm me barazim dhe tani shpresojmë të fitojmë këtë ndeshje.
Luajmë për titullin? Jemi skuadër me histori të madhe dhe shpresojmë që këtë vit të luajmë për të fituar këtë titull.
Roli si kapiten? Jam shumë i lumtur, është nder për mua që të jem kapiten për këtë klub në këtë skuadër. Shpresoj që të kemi gjëra të mira këtë vit.
Trajneri i ri? Ai është i ri, është afër lojtarëve, është mentalitet i ri se futbolli ndryshon. Ai na shtyn në stërvitje që të japim 100% sepse nëse nuk e japim këtu, nuk e japim as në ndeshje. Ndaj ai na shtyn që të bëjmë të njëjtën gjë nga e hëna në të premte”, tha Dembele.
PANORAMASPORT.AL













