Daja bën zëvendësime ndaj Tiranës, mësime nga sfida e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2026 | 9:49

Daja bën zëvendësime ndaj Tiranës, mësime nga sfida e fundit

Dinamo do të përballet sot me Tiranën në kuadër të Kupës së Shqipërisë, ku dy skuadrat do të synojnë një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës.

Ilir Daja

Ndryshe nga kampionati, ndeshjet e Kupës kanë një tjetër specifikë dhe hapat e gabuar mund të jenë pa mundësi kthimi pas. Kështu, trajneri Daja ka menduar që të hedhë më të mirët në fushën e blertë për këtë takim, në mënyrë që ta ketë më të lehtë ndeshjen e kthimit, sigurisht duke parë edhe momentin e mirë që Tirana po kalon.

Në portë pritet të jetë Teqja, i cili do të ndihmohet nga Neziri në të majtë e Ismaili në të djathtë. Në qendër, do të jenë Dita dhe Teikseira që tashmë kanë siguruar vendin e tyre në formacion. Në mesfushë, pritet të ketë një fanellë titullari për Qardakun, Qefalinë e Lorenco Vilën, të cilët do të ndihmojnë treshen e sulmit.

Në të djathtë të sulmit pritet të jetë Bregu e në të majtë mund të vihet Nani, që do të jenë në ndihmë të Gunindos që pritet titullar. Në ndeshjen e fundit në kampionat, Mustafa e nisi nga minuta e parë por këtë sfidë mund ta nisë nga stoli, ashtu si Malomo që u afruan së fundmi te skuadra e Dinamos nga Bylisi.FGPANORAMASPORT.AL