“Da Silvën e kemi kundërshtar”, Brdariç për sfidën e radhës: Ky lojtar nuk është i gatshëm për nesër
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur para sfidës që do të luajnë me Bylisin. Kujtojmë se kjo përballje nis nesër në orën 17:00.

Tekniku i kuqebluve tha para mediave:
“Jemi akoma në proces, përgatitje dhe 1 stërvitje na ka mbetur pa përfunduar sot, duhet të punojmë me ritmin.
Qato? Për ndeshjen e nesërme nuk është i gatshëm, duhet të jemi të kujdesshëm me të. Spahija është mungesë tjetër, por dhe Mensah që ka probleme muskulare, shpresojmë për nesër të jetë i gatshëm se na duhet i gatshëm.
Ne patëm rezultat të mirë në Elbasan, nuk jemi mësuar të fillojmë ndeshjen në ato kushte me dhomë të ftohtë, por thanë se kishin disa probleme teknike, por arritëm të marrim një rezultat mjaft të mirë.
Çdo ndeshje është e ndryshme, nesër mundësi e mirë për 3 pikët. Duhet të kemi shtysën e rezultateve të mira, për të na dërguar te objektivi i nesërm që është fitorja.
Nesër në fushë e kemi kundërshtar dhe shpresojmë ta mundim Da Silvën dhe Bylisin. Pas ndeshjes mund të rrijmë me të në mënyrë miqësore.
Jemi të fokusuar vetëm te stërvitja e sotme, do përgatitemi nga ana taktike dhe teknike. Delaj është rikthyer dje nga viroza, ka bërë stërvitje bashkë me Kahrimanoviç, Stojanoviç dhe Repaj që kishin për të marrë ngarkesat e duhura. Për momentin jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme.
Te ekipi i Vllaznisë është rritur konkurrenca. Ditën e djeshme janë stërvitur lojtarë si Gruda dhe Juriç, sidomos Juriç që ishte dhe do të jetë pjesë e Vllaznisë.
Nuk ka rëndësi kush e fiton derbin. Do të luajnë në sintetik për herë të parë, rrethanat dhe kushtet janë siç janë. Fokusin e kemi vetëm te ndeshja me Bylisin, do fokusohemi për 3 pikë.
PANORAMASPORT.AL













