Postuar: Shkurt 27, 2026 | 18:59
Çudia te Tirana ndaj Vllaznisë, “zhduket” lojtari më i vlerësuar dhe me më shumë minuta te bardheblutë
Tirana do të përballet sot me Vllazninë në transfertë. Ky takim është i vlefshëm për javën e 26-të të Superiores. Çudia te Tirana është mungesa e Angelo Tafas në listë.

Portieri i bardhebluve ishte titullar i padiskutueshëm, deri para derbit me Partizanin. Më pas vendin e tij e mori Visar Bekaj.
Me notën mesatare 7.18 nga “Sofascore”, Tafas rezulton edhe lojtari me vlerësuar i bardhebluve për këtë sezon. Po ashtu është edhe lojtari me më tepër minuta.
Takimi në Shkodër është edhe i pari për trajnerin Orges Shehi. Ky i fundit vendosi të rikthehet në momentin kur Tirana mban vendin e parafundit në renditje.
PANORAMASPORT.AL













